UASHINGTON, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Me 83 vota pro dhe 16 kundër, Senati i SHBA miratoi ligjin bipartisan anti”shutdown”, i cili nuk parashikon fonde për murin e betonit, të cilin presidenti Trump aq shumë e dëshiron në kufirin me Meksikën.
Ky ligj do të kalojë më pas për votim në Dhomën së Përfaqësuesve, përpara se të nënshkruhet nga presidenti Trump.
Presidenti Trump do të nënshkruajë marrëveshjen dypalëshe për të shmangur një mbyllje të re të qeverisë dhe për të deklaruar një emergjencë kombëtare për të gjetur fonde në mënyrë alternative për ndërtimin e murit./ /os/ a.jor.












