Ballina Flash

Platforma për dialogun me Serbinë dorëzohet në Kuvend, temat që trajton

PRISHTINË, 15 shkurt/ATSH/- Ekipi negociator, do të dërgojë sot platformën për dialogun me Serbinë, në Kuvendin e Kosovës.

Bashkëkryesuesit Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti ka deklaruar se platforma do të paraqesë qëndrimin e vetëm zyrtar të Kosovës në dialog.

Ahmeti është shprehur se platforma do të jetë tërësisht e bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe shpreson që javën e ardhshme të mbahet seanca plenare për të dhe të ketë diskutime të mirëfillta në Kuvend.

Ai ka shtuar se Ekipi negociator për dialogun në Bruksel, do të hapë edhe temat që më herët nuk janë diskutuar si krimet e luftës, dëmshpërblimi dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, Limaj ka theksuar se në platformë janë përfshirë të gjitha shqetësimet dhe ndjeshmëritë që kanë mbuluar deri më tash procesin e dialogut.

“Platforma është e bazuar në Kushtetutë, Deklaratën e Pavarësisë dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket linjave të kuqe që përmban platforma, bashkëkryesuesit e ekipit negociator kanë pohuar se ajo buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe nuk do të dilet prej saj. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNDETËSI – OBSH: Dyfishohen rastet globale të fruthit
Artikulli tjetërRregullore e re, ndalohet reklamimi i barnave që jepen me recetë mjeku