Ballina Bota

VARSHAVË – Pompeo: Irani kërcënimi kryesor në Lindjen e Mesme

VARSHAVË, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Irani është kërcënimi kryesor në Lindjen e Mesme dhe çelësi për arritjen e paqes në të gjithë rajonin, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në takimin me kryeministrin izraelit Benyamin Netanjahu.

Pompeo dhe Netanyahu ndodhen në kryeqytetin polak, në një konferencë për Lindjen e Mesme, e promovuar nga SHBA.

“Nuk është e mundur të arrihet paqja dhe stabiliteti pa u ballafaquar me Iranin. Thjesht nuk është e  e mundur”, tha Pompeo, në krah të Netanyahut./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksidenti në Maqedoninë e Veriut: Rama: Pranë familjeve për të lehtësuar sado pak dhimbjen
Artikulli tjetërBasha: Maqedonia e Veriut në NATO, një moment i veçantë