TIRANË, 13 shkurt/ATSH/- Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur sot në pikën kufitare të Kapshticës.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kjo ishte një goditje ndaj tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
“Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamionë lëndë narkotike. Po vijon kontrolli i detajuar i dy mjeteve”, sqaron Policia e Shtetit.
z.tosku/e.caushi/























