Ballina Bota

AFRIKË – Pas 100 vitesh filmohet një leopard i zi

ANKARA, 13 shkurt /ATSH-AA/  – Pas gati 100 vitesh në Afrikë është pikasur nga kamera një lloji i rrallë i një leopardi me ngjyrë të zezë.

Nick Pilfold nga kopshti zoologjik i San Diegos dhe ekipi i tij në fillim të vitit të kaluar vendosën kamera në rezervuarin e rajonit Laikipia në Kenia, të cilat filmuan leopardin e zi.

Pas konfirmimit të informacionit ata vizituan sërish Kenina për të parë llojin e rrallë të leopardit në këtë rajon.

Pilfold sqaroi se në botë ekzistojnë 11 për qind të leopardëve me gëzof të zi dhe pjesa më e mdhe e tyre jetojnë në juglindje të Azisë. Ai pohoi  se kjo specie në Afrikë është mjaft e rrallë dhe hera e fundit që është parë ky lloj leopardi në Etiopi ishte viti 1909./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKapshticë, Policia ndalon dy kamionë me lëndë narkotike
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14.02.2019