TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite u prit nga mbreti Salman ibn Abdulaziz Al Saudi.
Kreu i Qeverisë bën të ditur se pas takimit u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes të dy vendeve.
“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi”, shprehet Rama.
Në kuadër të kësaj vizite në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Kreu i Ekzekutivit zhvilloi gjithashtu sot një takim me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, ku në fokus të takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve që konsiston në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore./k.s/























