TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Vijojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit ku qytetarët adresojnë shkelje apo parregullësi të përditshme.
Ndonëse, shërbimet e policisë rrugore patrullojnë të gjithë territorin duke këshilluar, por edhe duke proceduar për shkeljet që janë burim për aksidente rrugore, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që nxitojnë për të arritur të parët, pa u shqetësuar për sinjalizimin rrugor dhe kufizimet e tij.
Policia Rrugore nëpërmjet publikimeve ka vetëm një qëllim: Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. /j.p/





















