TIRANË, 6 Shkurt/ATSH/- Vate Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale SPAK.
Staka ka dorëzuar sot dosjen e tij të aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të martën mori vendimin për të shtyrë datën e përfundimit të aplikimit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 15 vende vakante. 14 kandidatët e tjerë për SPAK-un janë: Anton Martini, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Eneid Nakuçi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edvin Kondili, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Eugen Beci, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Shkëlzen Cena, Prokuror në Prokurorinë e Dibrës. Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Arben Kraja, Prokuror në Prokurorisë së Përgjithshme. Doloreza Musabelliu, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Behar Dibra, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Klodian Braho, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Besim Hajdarmataj, Prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dorina Bejko, Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit. /j.p/























