TIRANË, 6 shkurt/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shtyrjen e afatit për pranimin e aplikimeve për SPAK deri më datën 21 shkurt 2019. KLP ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku me mori këtë vendim me 10 vota pro. Vota kundër e ishte vetëm e N/kryetarit të KLP, Alfred Balla.
KLP bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dyjavor për të paraqitur aplikimin e tyre.
Afati fillestar ishte deri më 7 shkurt, por deri më sot kanë aplikuar vetëm 14 prokurorë, për 15 vendet që duhen plotësuar në strukturën antikorrupsion të SPAK-ut. /a.g/





















