Ballina Aktualitet

Nxitje e bashkëpunimit me Kinën

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ “Shqipëria përkrah dhe do të vazhdojë të marrë pjesë aktivisht në zbatimin e nismës ‘Një brez, një rrugë’ e të mekanizmit ‘Bashkëpunimi 16+1′”.

Kjo u konfirmua në takimet e zhvilluara mes ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, me zv.ministrin dhe të ngarkuarin me detyrën e ministrit të Europës e të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, zv.ministrin për marrëdhëniet dypalëshe dhe koordinator kombëtar i Shqipërisë për marrëdhëniet midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, Etjen Xhafaj dhe zv.ministren për çështjet shumëpalëshe Artemis Dralo.

Gent Cakaj dhe dy zv.ministrat e tjerë vlerësuan lart sukseset e arritura nga Kina dhe rolin e rëndësishëm konstruktiv të Kinës në arenën ndërkombëtare dhe u shprehën se Kina është mike e partnere e sinqertë e Shqipërisë.

“Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dëshiron të ruajë shkëmbimet e ngushta me Kinën në çështjet dypalëshe e shumëpalëshe, për të nxitur shkëmbimet e bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat dhe me qëllim që 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të jetë një viti i arritjeve të pasura për marrëdhëniet shqiptaro-kineze”, u vlerësua në këto takime.

Ndërsa, ambasadori Zhou vlerësoi lart zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare, ndërsa theksoi se “sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe marrëdhëniet dypalëshe gjenden përballë rasteve të reja të zhvillimit”.

“Kina dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën shqiptare për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” e të mekanizmit të “Bashkëpunimit 16+1″ midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, si dhe për të forcuar shkëmbimet shumëpalëshe, duke i bërë marrëdhëniet tradicionale miqësore kino-shqiptare të kenë pandërprerë rezultate të reja”, tha ai. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime në kabinat e Selitës, kufizime të pjesshme energjie
Artikulli tjetërZVICËR – OKB kërkon akses humanitar në lindje të Sirisë