Investime në kabinat e Selitës, kufizime të pjesshme energjie

TIRANË, 1 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrikë, Tiranë se do të këtë ndërprerje të energjisë në “Medar Shtylla” pjesërisht dhe në rrugën “Sulejman Delvina”.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon se shkak i ndërprerjes është nevoja e ndërhyrjes në rrjetin e ri në nënstacionin e Selitës.

Po ashtu, OSHEE shpjegon arsyet dhe afatet kohore të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Për shkak të investimit që po kryhet në kabina, ku po instalohet rrjeti i ri 20 kV, sot do të punohet në dy kabina të nënstacionit Selitë. Deri në orën 14:00 do të stakohet energjia në rrugën “Medar Shtylla” pjesërisht dhe në rrugën “Sulejman Delvina” pjesërisht”, shprehet OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.