Ballina Flash

Dibër, infrastrukturës i shtohet dhe rruga e fshatit Grazhdan

TIRANË, 23 janar /ATSH- I. Vata/ – “Infrastrukturës rrugore të Bashkisë Dibër i bashkohet edhe rruga e fshatit Grezhadan, Maqellarë me gjatësi 0.7 Km”, u shpreh sot kryetari i bashkisë Dibër, Muharrem Rama, për ATSH-në.

Kryetari i Bashkisë shtoi se “kemi përmirësuar infrastrukturën publike sepse sjell rivitalizimin e hapësirave publike dhe urbane, shërbime publike më afër qytetarëve”.

“Ndërsa zhvillimi i zonës sjell potencial turistik, zhvillimi i Agro-Turizëm dhe turizmit rural, rivitalizim i monumente të trashëgimisë kulturore, prodhimin dhe shitje te produkteve tradicionale dhe më e rëndësishmja është se rrit cilësinë e jetës së qytetarëve dhe u shërben qindra banorëve”, tha ai.

Rama shtoi se problematikat janë të shumta dhe të mbartura në Dibrën tonë. “Ne jemi të angazhuar të bëjmë zgjidhjen e tyre në bazë kapaciteteve tona në makineri, burime njerëzore dhe fonde”, theksoi ai.

Po ashtu kryetari i Bashkisë Rama theksoi se investimet nga ana e Qeverisë dhe Donatorëve në këtë 3 vjeçar janë më të mëdha se 12 vjeçari i kaluar i marrë së bashku, këtu pa marrë parasysh Rrugën e Arbrit.

“Nevojat për financime në bashkinë Dibër janë goxha të mëdha, duke marrë në konsideratë shtrirjen territoriale, rritjen e nivelit të jetesës dhe sensibilizimit qytetar për të marrë shërbime sa më cilësore në të gjithë territorin e Bashkisë. Ne padyshim që po bëjmë maksimumin për të ofruar këto shërbime tek të gjithë qytetarët. Sfidat sa vinë e bëhen më të mëdha dhe bashkia Dibër vazhdon të përmirësojë infrastrukturën rrugore”, tha Rama për ATSH-në. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Gjobitet me 66,5 milionë dollarë kompania ‘’Vale’’, rrezikohet shembja e një tjetër dige
Artikulli tjetërSHËNDETËSI – Demenca parandalohet duke zvogëluar stresin