Ballina Bota

VENEZUELË – Guaido: Nuk pranoj asnjë dialog fals me Maduron

KARAKAS, 25 janar /ATSH-AFP/ – Shefi i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, i vetëshpallur “president” i përkohshëm i vendit, garantoi sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë dialog fals me qeverinë e Nicolas Maduro.

“Represioni, kur nuk jep rezultate, transformohet në një dialog fals (…) dua t’i them qartësisht botës dhe këtij regjimi: këtu askush nuk do të shkojë në një dialog fals”, deklaroi Juan Guaido gjatë një konference për shtyp në një shesh në lindje të kryeqytetit venezuelas, gjatë shfaqjes së tij të parë në publik që prej shpalljes së tij. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRita Ora bëhet imazhi zyrtar i markës prestigjioze “Giuseppe Zanotti”
Artikulli tjetërPengesat në tregtinë e lirë cenojnë perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kosovës