Ballina Flash

Lezhë, 15-vjeçari me aftësi të kufizuar pajiset me një karrocë të re

TIRANË, 23 janar/ATSH/-Përmes programeve të ndryshme sociale, shumë individëve me aftësi të kufizuar u jepet ndihmë për ta bërë jetesën më të lehtë.

Një rast i tillë është edhe ai i 15-vjeçarit nga Lezha, i cili haste vështirësi deri në pamundësi për të shkuar në shkollë pasi karroca e tij e vjetër tashmë ishte shumë e vogël.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shkodër, përmes partneriteteve të krijuara, arriti brenda një kohe të shkurtër t’i siguronte djaloshit karrocën e re, për të lehtësuar  jetesën e tij.

“Ne jemi gjithmonë gati për të ndihmuar qytetarët që trokasin në dyert e institucioneve tona kudo në Shqipëri. 15-vjeçari nga Lezha, të cilin e shihni në fotot e mëposhtme, haste vështirësi deri në pamundësi për të shkuar në shkollë pasi karroca e tij e vjetër tashmë ishte shumë e vogël”, -bën të ditur Shërbimi Social. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDe Jong zgjedh “Barcelonën”
Artikulli tjetërDoganat, Ikonomi: Kemi përmirësuar shërbimin për bizneset