Ballina Lajme nga Vendi

De Jong zgjedh “Barcelonën”

TIRANË, 23 janar /ATSH/ – Futbollisti holandez De Jong është edhe një hap më pranë transferimit në Camp Nou.

Agjenti i tij, Ali Dursun, u ka kthyer përgjigje negative “PSG-së” dhe “Manchester City-t”, klube që gjithashtu janë interesuar seriozisht për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

“Faleminderit për interesimin por ai shkon tek ‘Barcelona’”, ka qenë mesazhi i Dursun.

“El Mundo Deportivo”, gazetë e afërt me klubin katalanas, zbulon se një delegacion i kryesuar nga vetë presidenti Josep Maria Bartomeu, është nisur drejt Amsterdamit pak ditë më parë, duke bindur futbollistin t’i bashkohej “Barçës”, ndonëse ai ishte pranë nënshkrimit me “PSG”.

De Jong është bindur t’i thoshte përfundimisht “po” “Barcelonës” nga stili i lojës së “blaugranave”, që u përshtatet shumë karakteristikave të tij.

Ajaxi nuk heq dorë nga kërkesa prej 75 milionë eurosh për një talent që majin e ardhshëm do të mbushë 22-vjeç.

Zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt, kështu që në “Camp Nou” kanë nisur përgatitjet për të pritur një yll në ngjitje të futbollit holandez.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkesa e qytetarit për mbifaturim, Rama: Platforma nuk kërkon lekë, por të jep zgjedhje
Artikulli tjetërLezhë, 15-vjeçari me aftësi të kufizuar pajiset me një karrocë të re