BRUKSEL, 21 janar /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian sanksionoi sot shefin e shërbimeve sekrete ruse (GRU), ndihmësin e tij dhe dy agjentë që gjykohen përgjegjës për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Serguei Skripal me një lëndë kimike, “Noviçok”, në mars 2018 në Salisbëri (Britani të Madhe).
“Këshilli i ministrave të BE-së vendosi t’i sanksionojë me një ngrirje të të ardhurave në Bashkimin Europian dhe një ndalim të udhëtimeve drejt BE-së”, njoftoi institucioni në një komunikatë.
Identitetet e personave të sanksionuar do të publikohen në Fletoren Zyrtare të BE-së.
GRU-ja drejtohet nga Igor Kostyukov që ka shumë zëvendës.
Sanksione të ngjashme iu vendosën njësive siriane përgjegjëse të krijimit dhe prodhimit të armëve kimike, Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve Shkencore (SSRC në anglisht), si dhe pesë përgjegjësve sirianë drejtpërdrejtë të lidhur me aktivitetet e SSRC-së. /G.S/












