Ballina Flash

Moti i keq, shpërndahen ndihma për familjet në nevojë në njësinë nr. 4 në Tiranë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ – Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në këto ditë të ftohta dimri u ka ardhur në ndihmë fëmijëve që vijnë nga familjet në nevojë.

Kështu, punonjësit e Agjencisë ishin sot të pranishëm në njësinë administrative nr. 4 në Tiranë ku edhe dhuruan ndihma (veshje) për familjet në vështirësi social-ekonomike.

“Në këto ditë të ftohta dimri, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës mbështeti disa fëmijë nga familje në vështirësi social ekonomike të Njësisë Administrative nr. 4, bashkia Tiranë, me veshmbathje (xhupa, shalle dhe kapuçë)”, – thonë punonjësit e ASHMDF.

/z.tosku/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAfresku i kishës së “Shën Mërisë” në Berat drejt restaurimit
Artikulli tjetërUnaza e Myzeqesë, infrastrukturë me standarde për 40 mijë banorë