Masakra e Reçakut, Meta: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Presidenti Ilir Meta shprehu sot mirënjohjen për kontributin dhe përkushtimin e ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë, që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës, Slobodan Millosheviç.

Si sot 20 vjet më parë, u shpreh Meta, bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithëruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

“Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, u shpreh Meta. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.