Ballina Bota

FOKUS – Dëbora krijon probleme në Malin e Zi dhe Bosnje

BEOGRAD, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dëbora e rënë me bollëk ka krijuar probleme me qarkullimin në rajonin e Ballkanit, në veçanti në Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Dëbora dhe akulli kanë qenë shkaktarët e disa aksidenteve rrugore duke përfshirë edhe dy autobusë, që dolën nga rruga në Bosnje-Hercegovinë duke shkaktuar lëndime të shumta në njerëz.

Aeroporti i Podgoricës, kryeqyteti i Malit të Zi, mbeti i hapur në faza të alternuara me disa fluturime të devijuara në aeroportet e tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, situata në Serbi është përmirësuar dhe intensiteti i dëborës ka rënë dhe temperaturat kanë shënuar rritje./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/01/2019
Artikulli tjetërRegjistrimi dhe çeku për të porsalindurit në çdo maternitet