Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/01/2019

LONDËR – Sot zhvillohet votimi thelbësor në Parlamentin britanik mbi marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja.

FRANCË – Fillon debati i madh kombëtar i kërkuar nga Emmanuel Macron përballë krizës së jelekverdhëve.

ATHINË – Debati për votëbesimin ndaj qeverisë së Ciprasit në Parlament.

BERLIN – 100-vjetori i vrasjes së Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht.

BRUKSEL – Mbledhje e shefave të Shtabeve të Përgjithshme të NATO-s.

STRASBURG – Fjalim i presidentit të BQE-së, Mario Draghi në Parlamentin Europian.

VIESBADEN (Gjermani) – Botohen shifrat zyrtare të tepricës buxhetore për 2018.

UASHINGTON – Seancë dëgjimore në Senatin amerikan për William Barr, i zgjedhur nga Donald Trump për të qenë ministër i Drejtësisë.

TEL AVIV – Ceremonia e marrjes së funksioneve nga kreu i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Aviv Kohavi.

ABU DABI – Pompeo vazhdon turneun në Lindjen e Mesme për të biseduar për situatën në Siri, Iran dhe Jemen./ /g.s/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Sërish reshje bore, nga mesi i javës mot më i stabilizuar
Artikulli tjetërFOKUS – Dëbora krijon probleme në Malin e Zi dhe Bosnje