Ballina Bota

DEMOGRAFI – Franca arrin në 67 milionë banorë

PARIS, 15 janar /ATSH-AFP/ – Popullsia franceze arriti 67 milionë banorë më 1 janar 2019, thënë ndryshe një rritje prej 0,3%, e limituar nga rënia e vazhduar e lindshmërisë prej katër vitesh, njoftoi sot INSEE, zyra franceze e statistikave.

Në Francë pati 758 000 lindje në vitin 2018 (12 000 më pak se sa në 2017) dhe 614 000 vdekje (8 000 më shumë) ose një ekuilibër natyror prej 144 000 personash.

Këto të dhëna nuk kanë qenë kurrë kaq të ulëta që prej Luftës së Dytë Botërore./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet ndërgjegjësimi, shtohen qytetarët që lëvizin me biçikleta në Tiranë
Artikulli tjetërFOTO/ Gjirokastër, pastrohen rrugët nga dëbora