Ballina Aktualitet

FOTO/ Gjirokastër, pastrohen rrugët nga dëbora

TIRANË, 15 janar/ATSH/- Në bashkinë e Gjirokastrës po vazhdon puna për pastrimin e dëborës në rrugët e qytetit, si dhe furnizimi me dru i institucioneve arsimore.

“Temperaturat e ulëta vazhdojnë të jenë të pranishme ende në Gjirokastër. Grupet tona të punës po vazhdojnë ndërhyrjen në çdo sokak dhe rrugicë ku ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve”, bën të ditur bashkia e Gjirokastrës.

Gjatë këtyre ditëve bashkia ka punuar për hapjen e të gjitha rrugëve nëpër shkolla, si dhe për furnizimin me dru të institucioneve arsimore për sigurimin e kushteve për një mësim sa më cilësor.

Po ashtu punonjësit e bashkisë po punojnë për pastrimin e territorit nga degët e rrëzuara për shkak të dëborës.

Grupet e punës janë shpërndarë në të gjitha rrugët dytësore për eliminimin e ngricave dhe hedhjen e kripës dhe skorjes. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDEMOGRAFI – Franca arrin në 67 milionë banorë
Artikulli tjetërFOTO/ Kalaja e Lëkurësit, monument me vlera historike dhe kulturore