SHBA – Faqet qeveritare të internetit në rrezik nga hakerat

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-ANSA/ –  Mbyllja e përkohshme e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditën e saj të 24-të, gjithashtu do të ndikonte në sigurinë informatike të disa rrjeteve të qeverisë.

Në fakt, nga Departamenti amerikane i Drejtësisë deri te NASA, për dhjetëra portale certifikata e sigurisë ka skaduar dhe hakerat mund të hyjnë nëpër platformat e qeverisë dhe t’i përdorin ato.

Ky lajm vjen nga shoqëria britanike Netcraft, që merret me sigurinë. Nëse mbyllja vazhdon, gjithnjë e më shumë certifikata sigurie do të përfundojnë, pasi ka nevojë për punonjës që duhet t’i rinovojnë ato.

“Ka mundësi reale për të minuar sigurinë e qytetarëve amerikanë,” thotë studiuesi i Netcraft-it, Paul Mutton.

Certifikatat e sigurisë, të cilat përdorin një çelës kriptografik për të verifikuar që një faqe është e ligjshme, janë mjetet vendimtare për funksionimin e sigurt të rrjetit./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.