BRUKSEL, 14 janar /ATSH-AFP/ – Në një letër për qeverinë britanike, krerët e Bashkimit Europian theksuan sot se marrëveshja e daljes, e nënshkruar me Londrën, nuk mund të modifikohet, ndonëse kanë garantuar se kërkojnë të evitojnë hyrjen në fuqi të një ligji të përfolur në lidhje me kufirin irlandez.
“Sikurse e dini, nuk jemi në pozicionin për të pranuar çdo gjë që modifikon apo është në kundërshtim me marrëveshjen e daljes”, thuhet në këtë letër të nënshkruar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe të publikuar nga qeveria britanike një ditë para votimit të deputetëve të parlamentit britanik mbi këtë marrëveshje. /G.S/ a.jor.












