Ballina Flash

“Inter” kërkon të blejë Dybalën nga “Juventus”

TIRANË, 11 Janar /ATSH/ -Paulo Dybala, pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, ylli argjentinas mund të jetë i sakrifikuari i parë në merkaton e ardhshme.

Dybala vlerësohet nga drejtuesit e Juventusit me një shifër rreth 130/140 milionë euro, qëllimi i tyre kryesorë është ta shesin jashtë Italisë pasi Dybala do të ishte një përforcim shumë i madh për çdo rival.

Inter dhe Moratta janë vënë në lëvizje për të transferuar Dybalan në Milano dhe pikërisht bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka është e mundur për të shmangur këtë transferim.

Dybala kërkohet nga disa klube të mëdha europiane si Bayern Mynih, PSG dhe Manchester City, klube të cilat mund të përballojnë edhe vlerën e kartonit të tij.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ndëpriten reshjet e dëborës në Shkodër, normalizohet situata
Artikulli tjetërBERLIN – Mbyllet shërbimi në gjermanisht i “HuffPost”-it