Ballina Bota

BERLIN – Mbyllet shërbimi në gjermanisht i “HuffPost”-it

BERLIN, 11 janar /ATSH-DPA/ – Edicioni i fundit në gjuhën gjermane i “HuffPost” do të publikohet më 31 mars, pa plane për të vazhduar që të mbahet e hapur gazeta në internet pas kësaj date, njoftuan sot botuesi i saj gjerman dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

“Të dyja palët kanë investuar intensivisht në ‘HuffPost Germany’ për pesë vitet e fundit, si në aspektin e kontributit të punonjësve dhe të financimit”, tha zëdhënësi i “Burdaforward”, që filloi botimin në gjuhën gjermane në tetor 2013 në bashkëpunim me ekipin ndërkombëtar të “HuffPost”.

“Megjithatë, do të zhvillohet një mbledhje me të gjithë punonjësit në kompaninë gjermane për të biseduar se çfarë mundësish punësimi mund të ketë për ata në kompanitë partnere”, deklaroi zëdhënësi.

”Dy partnerët kanë strategji të ndryshme biznesi dhe së bashku vendosëm për dhënien fund të partnershipit”, theksoi ai.

”The Huffington Post” filloi aktivitetin në SHBA në vitin 2005. Ai e mori emrin nga themeluesja dhe redaktorja Arianna Huffington./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Inter” kërkon të blejë Dybalën nga “Juventus”
Artikulli tjetërDeklarimi i akcizës, në dispozicion të biznesit sistemi Asycuda World