Deklarimi i akcizës, në dispozicion të biznesit sistemi Asycuda World

TIRANË, 11 janar /ATSH/- Intensifikohen lehtësitë për biznesin në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, përmes sistemeve on line, që kursejnë kohë dhe reduktojnë burokracitë për sipërmarrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se operatorët që janë të pajisur me autorizim akcize, nga ana e Administratës Doganore iu është vënë në dispozicion aksesi në sistemin Asycuda World për të bërë deklarimin e akcizës nga ambienti i Magazinës së tyre Fiskale.

Në momentin e daljes së produktit të akcizës nga Magazina Fiskale, operatori ekonomik harton dokumentin shoqërues administrativ (DSHA).

Produktet që u nënshtrohen formaliteteve të lëvizjes me dokument shoqërues administrativ (DSHA), bën të ditur dogana janë: të gjitha produktet që u nënshtrohen detyrimeve të akcizës, lëndët e para dhe ndihmëse që shërbejnë për prodhimin/përpunimin e produkteve.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.