Ballina Flash

Dorëzohen stemat e FIFA-s për arbitrimin shqiptar

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – 4 arbitra, mes tyre një femër, kanë marrë stemat e FIFA-s për vitin 2019.

Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta, e cila e ka për herë të parë, morën stemat e FIFA-s në një ceremoni të zhvilluar në fund të seminarit katërditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.

Jareci në fjalën e tij u shpreh se, ”u rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinj dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s”.

Kjo është lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:

Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta(për herë të parë)

Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi(hera e parë)
6.Dojando Myftari(hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:
Kreshnik Hakrama

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktori Robert Ndrenika feston 77-vjetorin
Artikulli tjetërBSH: Zhvillimi i tregut sekondar të letrave me vlerë, i suksesshëm