Ballina Bota

ATHINË – Merkel: Greqia të vazhdojë me implementimin e paktit të refugjatëve

ATHINË, 10 janar /ATSH-DPA/ – Pakti i refugjatëve BE-Turqi duhet të vazhdojë të implementohet në Greqia, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj të parë në Athinë që prej vitit 2014.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me Greqinë për të përmirësuar situatën”, tha Merkel pas bisedimeve me kryeministrin, Aleksis Cipras.

Mijëra persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në kushte jo të përshtatshme në kampet e refugjatëve në ishujt grekë në Egje, duke pritur procedimin shqyrtimin e aplikimeve të tyre për azil sipas paktit që solli bllokimin e fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve në vitin 2016.

Sipas marrëveshjes, vetëm refugjatët e konfirmuar mund të vazhdojnë drejt Bashkimit Europian, ndërsa emigrantët ekonomikë do të dërgohen pas në Turqi. Por ky proces është shumë i ngadaltë dhe kampet janë mbipopulluar. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvaria në linjën 110 kV Ulëz-Shutri-Kurbnesh, kufizohet energjia në disa zona
Artikulli tjetërPukë/ Vijon puna për zhbllokimin e disa akseve rrugore