Pukë/ Vijon puna për zhbllokimin e disa akseve rrugore

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Bashkia Pukë po vijon punën e pandërprerë për lehtësimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e borës, të cilat vijojnë të bien me intensitet edhe ditën e sotme. Pasi janë zhbllokuar disa rrugë në qytetin e Pukës, sot në mbrëmje po punohet për rihapjen e rrugës Qafë-Qerreti-Qelëz.

Në rrugën e bllokuar do të ndërhyjnë tre mjetet të cilat janë në dispozicion të kësaj bashkie. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.