Ballina Aktualitet

Miratohet vendimi për “Financimin dhe Organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës”

TIRANË, 9 janar/ATSH/ – Qeveria shqiptare ka miratuar  vendimin për Financimin dhe Organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, i cili është mjaftë i rëndësishëm pasi ka si qëllim realizimin e aktivitetit më të madh ku do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve Shqiptare në Diasporë.

Deri tani është parashikuar që të marrin pjesë një numër i madh përfaqësues të regjistruar nga të gjitha organizatat dhe komunitetet shqiptare nëpër botë.

Ministria e Shtetit për Diasporën bën me dije se organizimi dhe aktivitetet zbatuese për realizimin e Samitit të Dytë të Diasporës i cili do të mbahet në periudhën 28 shkurt-2 mars 2019, janë në fazën përfundimtare.
Institucionet kryesore që do të merren me organizmin e Samitit të Dytë të Diasporës janë Kryeministria, Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë parashikuar në vendimin nr. 1 datë 12.01.2018 “Për miratimin e aktiviteteve dhe projekteve në kuadër të vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj-Kastriot Skënderbeut”, të Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive në Kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Bashkëngjitur dokumenti.

http://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/VKM-E-SAMITIT-TE-DYTE-.pdf

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Numri dy i Ministrisë së Drejtësisë pranë largimit
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi, Manja: Diamanti i reformave të mazhorancës