Ballina Bota

BRUKSEL – Rumania: Lufta kundër dezinformimit temë qendrore e presidencës sonë

BRUKSEL, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Lufta ndaj dezinformimit është një temë qendrore për Rumaninë dhe si kryesuesja e radhës e Bashkimit Europian, ajo synon të mbrojë Europën nga ndërhyrjet e mundshme nga jashtë gjatë zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Europian, deklaroi ministri rumun  i deleguar për Çështjet Europiane, George Ciamba.

”Lufta ndaj dezinformimit është një temë qendrore për Rumaninë. Ne duam të mbrojmë Europën nga ndërhyrja e huaj gjatë zgjedhjeve parlamentare”, deklaroi ai.

”Ndërkohë për çështjen Brexit duhet të presim rezultatin e votimit në parlamentin britanik dhe nuk mund të bëjmë dot asgjë përpara kësaj, edhe pse jemi të përgatitur për çdo mundësi. Ajo që ka rëndësi është që të mos rrezikojmë marrëveshjen”, shtoi Ciamba./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Gjirokastër, në mbrojtje të jetës së egër në “Bredhin e Sotirës”
Artikulli tjetërKredia për individë zë 12,1% ndaj PBB-së