Ballina Ekonomi

Kredia për individë zë 12,1% ndaj PBB-së

TIRANË, 8 janar /ATSH/- Bankat tregtare në vend, kanë lehtësuar kushtet për nxitjen e kreditimit të individëve.
Sipas Bankës Qendrore, kredia për individë vlerësohet në rreth 12,1% si raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të tremujorit të tretë të vitit, duke ruajtur peshë të ngjashme me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë vlerëson në raportin mbi kreditimin, se ecuria e këtij portofoli shfaqet relativisht e qëndrueshme.
Por në këndvështrim afatgjatë, zhvillimet pozitive në këtë segment janë mbështetur nga rritja e vazhdueshme e kërkesës, e cila ka reaguar në vijim ndaj kushteve të lehtësuara të kreditimit për individët. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rumania: Lufta kundër dezinformimit temë qendrore e presidencës sonë
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia e Tiranës hedh kripë dhe skorje në rrugët e “ngrira”