TIRANË, 7 janar/ATSH/- Bashkia e Urës Vajgurore është vlerësuar në Samitin e Liderëve 2018, në Angli, me certifikatën e “Ekselencës në menaxhimin e qytetit” nga Unioni i Akademikëve, në Oxford.
Kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj ka thënë se viti i ri 2019-të nisi me një superlajm, pasi bashkia që ajo administron u vlerësua me certifikatën e “Ekselencës në menaxhimin e Liderëve.
Vitin e ri 2019 e nisim me një lajm super të mirë për qytetin tonë, pasi Bashkia e Urës Vajgurore është vlerësuar në Samitin e Liderëve 2018, në Angli, me certifikatën e “Ekselencës në menaxhimin e qytetit” nga Unioni i Akademikëve (Academic Union) në Oxford dhe Klubi Botëror i Liderëve (Global Club of Leaders).
“Qyteti ynë renditet përkrah 50 bashkive e korportave të tjera që janë vlerësuar për inovacion. Faleminderit të gjithë ekipit drejtues të këtij projekti me kaq vlerë për punën e bashkisë, por edhe për shërbimet me cilësi që i ofrojmë qytetarëve. Bashkia jonë do të vazhdojë të investojë në projekte inovatore, si një nga format kryesore të krijimit të vlerës së shtuar në shërbime, produkte”, thotë Memaj.
Më herët, revista prestigjioze zvicerane “Wild Walls” përzgjodhi muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë. Lista u publikua nga kryeredaktorja e revistës, Angie Kordic.
z.tosku/ /a.g/






















