Ballina Flash

FOTO/ Korça e zbukuruar nga dëbora

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Pas dëborës së rënë natën e Krishtlindjes, Korça është zbukuruar sërish dy ditët e fundit nga flokët e borës.

Qytetarët korçarë, por edhe vizitorë nga qytete të tjera të vendit ndodhen në qytetin juglindor për të shijuar bukurinë që ai ofron i mbuluar nga dëbora.

Pazari i Korçës është më i frekuentuari në qytet, ku të rinjtë fiksojnë në telefonat e tyre kujtime nga qyteti i serenatave.

Ndërsa të rinjtë e apasionuar pas sportit të skive kanë shkuar në Dardhë dhe Voskopojë, ku kalojnë orë të këndshme mes argëtimit dhe në shoqërinë e njëri tjetrit.

Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar./k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rritje e lartë e punësimit dhe pagës mesatare
Artikulli tjetërPolicia Rrugore, apel drejtuesve për respektimin e rregullave të qarkullimit