UASHINGTON, 4 janar /ATSH-AFP/ – Krijimi i vendeve të punës në SHBA në dhjetor u rrit në nivelin më të lartë që prej shkurtit, ndërkohë që ekonomia ka tërhequr më shumë punonjës të huaj duke rritur pak nivelin e papunësisë, sipas shifrave zyrtare të publikuara dje nga ministria e punës.
Ekonomia amerikane krijoi 312 000 vende të reja pune, por nga ana tjetër papunësia u rrit me 3,9% kundrejt 3,7% që ishte një muaj më parë.
Nga ana tjetër edhe paga mesatare regjistroi një rritje prej 0,4% në muaj, rritja më e fortë që prej muajit gusht dhe me 3,2% në një vit. /G.S/












