Ballina Bota

TURQI – Policia sekuestron 1,5 tonë hashash

ANKARA, 28 dhjetor /ATSH-AA/- Policia doganore turke, në një operacion kundër drogës në kufirin grek ka sekuestruar 1,5 tonë hashash, bëri të ditur sot Ministria e Tregtisë e këtij vendi.

Në një njoftim me shkrim, ministria tha se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte sojë në portën kufitare Ipsala, në krahinën verilindore, Edirne.

”Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë, të fshehura midis thasëve të mbushura me sojë”, tha ministria.

”Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare”, thuhet më tej./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – ”Pirati” Johnny Depp viziton pavijonin e fëmijëve të prekur nga kanceri
Artikulli tjetërMeta: Detyrim i institucioneve të garantojnë jetesën e personave në nevojë