Ballina Flash

Korçë/ Festat e fundvitit do të jenë ndryshe nga herët e tjera

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ – Bashkia Korçë, në datën 30 dhjetor ora 11:00, do të organizojë eventin festiv ku “babagjyshi” i Vitit të Ri do të vizitojë qytetin e Korçës. Së bashku me fëmijët, të veshur si “babagjyshë” të vegjël do të parakalojnë nga sheshi para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, e kjo paradë e “babagjyshëve” do të vazhdojë në Zonën Këmbësore deri tek Pazari i Vjetër. Atje do të jetë gati kutia e dëshirave për çdo fëmijë që ka një letër për “babagjyshin”. /m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTIRANË – Njësia nr. 6 shpërndan pako për familjet në nevojë
Artikulli tjetërRIAD – Salmane bën ndryshime të konsiderueshme kabinetin qeveritar