SIDNEJ – Ngrohja globale do të provokojë më shumë mot ekstrem

SIDNEJ, 22 dhjetor /ATSH-DPA/- Organizata kryesore shkencore e Australisë paralajmëroi se do të ketë më shumë mot ekstrem si zjarret, stuhitë dhe reshjet, si pjesë e ngrohjes së vazhdueshme globale.

”Që nga viti 1910, klima e Australisë është ngrohur një gradë Celsius dhe oqeanet rreth kontinentit nga e njëjta shkallë që nga viti 1910”, sipas raportit të Byrosë Australiane të Meteorologjisë.

“Në përputhje me trendet globale, të dhënat tona tregojnë se klima e Australisë po vazhdon të ngrohet, me tetë nga 10 vitet më të ngrohta që kanë ndodhur që nga viti 2005,” tha në një deklaratë drejtoresha e Qendrës së Shkencës Klimatike të CSIRO, Helen Cleugh.

“Kjo ngrohje shkaktohet nga rritja e gazeve serrë, siç është dyoksidi i karbonit në atmosferë”, shtoi ajo.

Ajo tha se matjet e marra gjatë 40 viteve të fundit në Tasmani tregojnë se nivelet e dyoksidit të karbonit në atmosferë kanë qenë në rritje të vazhdueshme, me nivele tani vazhdimisht mbi 400 grimca për milion që nga viti 2016.

“Kontribuesi kryesor në këtë rritje të vërejtur në dyoksidin e karbonit atmosferik është rritja e vazhdueshme e emetimeve nga djegia e lëndëve djegëse fosile”, tha ajo./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.