Ballina Flash

Rikonstruktohet Qendra Shëndetësore në Ballsh

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ – Përfundon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Ballsh, pjese e projektit të qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e 300 Qendra Shëndetësore në të gjithë vendin.

Nga veriu në jug, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vijuar me punën për rijetësimin e kujdesit parësor me transformimin e Qendrave Shëndetësore.

E tillë është edhe Qendra Shëndetësore e Ballshit e cila nga një ngrehinë e rrënuara po ia lë vendin strukturave të mirëfillta të shërbimit parësor, siç i meritojnë qytetarët.

Pas investimeve të qeverisë, Qendra Shëndetësore Ballsh ofron sot kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe shërbime shëndetësore me një standard të ri për të gjithë banorët e kësaj zone. /o.l/./a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIDNEJ – Ngrohja globale do të provokojë më shumë mot ekstrem
Artikulli tjetërFOTO/ ”Mozaiçisti i vogël”, nxënësit njihen me teknikën e përgatitjes së mozaikëve