Ballina Flash

Publikohen emrat e arbitrave që do gjykojnë ndeshjen “Teuta”- “Laçi”

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ – Kategoria Superiore do të luajë ditën e sotme një ndeshje në kuadër të javës së 18-të të saj.

Në orën 17:00 do të luhet takimi mes “Teutës” dhe “Laçit” në Durrës.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë publik emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen në Durrës.

Ky takim ka marrë rëndësi maksimale pasi është vendosur të “monitorohet” nga 6-të arbitra.

Më poshtë emrat e arbitrave.

Kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent: Ridiger Çokaj
Asistent: Ani Koçiaj
Arbitër i katërt: Gernat Qirici
Pas porte: Enea Jorgji, Orlando Kuka

Kujtojmë që ditën e djeshme u luajtën 2 ndeshje, ku fituan ekipet vendase, përkatësisht “Kamza” ndaj “Skënderbeut” dhe “Tirana” ndaj “Flamurtarit”. /o.l/. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Huawei 200 milionë smartfonë të shitur gjatë 2018
Artikulli tjetërDrejtoria e Transporteve, shpërblim për punonjësit me rastin e festave të fundvitit