TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ – Kategoria Superiore do të luajë ditën e sotme një ndeshje në kuadër të javës së 18-të të saj.
Në orën 17:00 do të luhet takimi mes “Teutës” dhe “Laçit” në Durrës.
Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë publik emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen në Durrës.
Ky takim ka marrë rëndësi maksimale pasi është vendosur të “monitorohet” nga 6-të arbitra.
Më poshtë emrat e arbitrave.
Kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent: Ridiger Çokaj
Asistent: Ani Koçiaj
Arbitër i katërt: Gernat Qirici
Pas porte: Enea Jorgji, Orlando Kuka
Kujtojmë që ditën e djeshme u luajtën 2 ndeshje, ku fituan ekipet vendase, përkatësisht “Kamza” ndaj “Skënderbeut” dhe “Tirana” ndaj “Flamurtarit”. /o.l/. /a.g/
