Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni bën lëshime për ndihmën humanitare në Korenë e Veriut

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të bëjë lëshime për të lehtësuar ndihmën humanitare të organizatave amerikane në Korenë e Veriut, duke rishikuar me kujdes ndalimin e shtetasve amerikanë për të udhëtuar drejt këtij shteti të izoluar, njoftoi sot i dërguari special amerikan për negociatat me Phenianin.

Stephen Biegun deklaroi në momentin e mbërritjes në Seul se do të rishikonte pas kthimit të tij në Uashington kërkesën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo  mbi politikën e SHBA-së për ndihmën humanitare në Korenë e Veriut nga organizata amerikane private dhe fetare.

“Organizata të ndryshme të ndihmës humanitare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Korenë e Veriut janë të shqetësuar pasi zbatimi rigoroz i sanksioneve ndërkombëtare mund të pengojë herë pas here ofrimin e ndihmës humanitare të ligjshme për qytetarët koreanë”, sqaroi ai./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMamografët e lëvizshëm, 153 gra kryejnë kontrollin në Përrenjas dhe Librazhd
Artikulli tjetërPODGORICË – Mali i Zi rikthen Titon në kryeqyet me një statujë