BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Është i nevojshëm një Plan Marshall për Afrikën duke financuar 50 miliardë euro nga buxheti i BE dhe duke krijuar mundësinë për afrikanët e rinj në vendet e tyre, që të mund të ndalet flukset e migrimit në Itali dhe në Europë, iu drejtua presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani liderëve të BE-së në samitin BE-Afrikë.
“Vetëm duke rritur ndjeshëm investimet do të jemi në gjendje të stimulojmë rritjen e ekonomisë afrikane dhe të krijojmë miliona vende pune. Ne duhet të japim përgjigje konkrete për të rinjtë, t’u ofrojmë mundësi punësimi dhe kushte të mira jetese. Thjesht, t’u japim atyre shpresë “, theksoi Tajani.
”Ky duhet të jetë përkushtimi ynë, të forcojmë lidhjet që bashkojnë dy kontinentet për të nxitur rritjen dhe për të krijuar mundësi të reja më shumë në Afrikë se sa në Evropë duke kujtuar se së bashku përfaqësojmë më shumë se një të tretën e vendeve të botës “, shtoi ai./ /os/ a.jor.























