SHBA – Trump sulmon sërish FB, Twitter dhe Google

UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sërish sot gjigantët e internetit për anshmëri në favor të kundërshtarëve demokratë.

“Facebook, Twitter dhe Google janë kaq shumë pro demokratëve, kjo është qesharake!”, shkruan ai në Twitter, një javë pas dëshmisë para Kongresit të pronarit të Google, Sundar Pichai, që i kundërshtoi këto akuza.

Gjigantët e internetit janë gjendur rregullisht muajt e fundit nën zjarrin e kritikave të presidentit dhe të disa deputetëve republikanë duke kritikuar, pa prova, anshmërinë e tyre./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.