Ballina Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Pukës, Izet Kadana në “sitën” e Vetingut

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me Kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana.

Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Gjyqtari duhet të kalojë në “sitën” e Vetingut, ku do të analizohen kriteri i pasurisë, kriteri profesional dhe ai i pastërtisë së figurës.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Tragjikomedia “Hollyshit” fton për katarsis shpirtëror
Artikulli tjetërPaketa e Solidaritetit, rreth 100 mijë pensionistë tërhoqën shpërblimet në dy ditë