Ballina Flash

Berat, “babagjyshët” e vegjël kartolina për trupën e policisë

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Efektivët e Policisë së Shtetit të Qarkut Berat, janë bërë pjesë e një aktiviteti me teme sociale për fëmijët e kopshtit “Çlirim 2” me rastin e festave të fundvitit.

Të veshur si Babagjyshët e Vitit të Ri, disa nga fëmijët e kopshtit “Çlirim 2”, të shoqëruar nga edukatoret e tyre, u pritën sot nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Artion Duka.

Nëpërmjet kartolinave, dhuratës së përgatitur nga duart e tyre dhe mesazheve të urimit ata krijuan një atmosferë festive të ngrohtë.

Artin Duka pasi i uroi atyre festa të bukura dhe të lumtura bashkë me njerëzit e tyre të dashur, u shpërndau disa dhurata fëmijëve. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesi: Studentët e Shkodrës, kërkesa të ndryshme nga 8 pikat
Artikulli tjetërReforma në shërbimet sociale, decentralizimi prioritet