Ballina Flash

Asistencë ligjore falas për gazetarët që hasin probleme në punë

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Gazetarët të cilët hasin problematika gjatë punës së tyre tashmë kanë akses në ndihmë ligjore falas.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës britanike në Tiranë organizoi në Shkodër një workshop me gazetarët ku u diskutua për problemet që hasin ata në punën e përditshme.

KShH vëzhgon nga afër situatën e respektimit të drejtave të punës të gazetarëve, duke konstatuar se çdo ditë gazetarët përballen me mosrespektimin e të drejtave të tyre në vendin e punës, mungesës së një kontrate apo vonesa të pagesave.

KShH diskutoi me punonjës të sektorit të medieve të Shkodrës, Malësisë së Madhe e Lezhës, jo vetëm rreth problemeve që ata ndeshin lidhur me respektimin e të drejtave të tyre të punës, por dhe me aksesin në ndihmë ligjore falas.

Kjo asistencë mundësohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Ambasadës britanike në Tiranë, në kuadër të projektit “Mbështetje për një media të pavarur në Shqipëri”.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Cavusoglu: FBI ka filluar hetime serioze rreth FETO-s
Artikulli tjetërTOKIO – Japonia me aeroplanmbajtëse për herë të parë që prej LIIB