TOKIO – Japonia me aeroplanmbajtëse për herë të parë që prej LIIB

TOKIO, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria japoneze miratoi sot një plan pesëvjeçar të mbrojtjes ku përfshihet edhe shtimi në arsenalin e saj me dy aeroplanmbajtëse, hera e pra që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Tokio e justifikon këtë vendim me praninë ushtarake në rritje të Kinës në rajon.

Këto dy anije fillimisht të ideuara për manovra me helikopterë do të modifikohen për të mundësuar gjithashtu ngritjen e shkurtër dhe uljen vertikale të avionëve luftarakë.

“Megjithatë, nuk bëhet fjalë për aeroplanmbajtëse që i kanë të gjitha e një aeroplanmbajtëseje klasike veçanërisht për faktin që avionët nuk do të qëndrojnë në këto anije”, theksoi një funksionar i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes.

Për më tepër, qeveria parashikon të blejë në dekadën e ardhshme 42 avionë luftarakë (model F35B), si dhe blerjen e 105 modeleve F35A, porosi, që nëse konfirmohen, do të kënaqnin pjesërisht edhe dëshirën për të riekuilibruar këmbimet tregtare japonezo-amerikane të kërkuar disa herë nga Donald Trump./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.