SEUL, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut denoncoi sanksionet e mëtejshme të dekretuara ndaj saj nga SHBA-ja dhe deklaroi se Uashingtoni po kërkon të bllokojë denuklearizimin e gadishullit.
SHBA-ja do të sanksionojë tre drejtues koreano-veriorë, përfshirë një nga zyrtarët më të lartë të regjimit, i klasifikuar nga diplomacia amerikane në mesin e ”personave më negativë në botë” për të drejtat e njeriut.
Këto masa, tërësisht simbolike, u morën pasi regjimi i izoluar është tashmë objekt i sanksioneve të shumta ndërkombëtare, ndërsa negociatat për çështjen bërthamore midis Phenianit dhe Uashingtonit janë bllokuar sërish.
Presidenti amerikan, Donald Trump vijon gjithsesi të përmendë një takim të ri kokë më kokë me liderin koreano-verior, Kim Jong Un për në fillim të 2019, pas samitit historik të Singaporit në qershor./ /v.b/ a.jor.























